
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të Rrëshenit. Raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri 45-vjeçari Tonin Gjini (Armando Gjini) , i njohur si ushtari i bandës së Met Kananit. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve. Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit janë vendosur postablloqe.
Më 6 maj të këtij viti viktimës i është vënë tritol mjetin e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtoi mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjetin e tij. Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sediljen e pasme të makinës.
Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal.



