Vodhën një shumë të madhe parash, kapen dy hajdutët

Vodhën një shumë të madhe parash, kapen dy hajdutët

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhjen e një shume të mëdha parash. Vjedhja është kryer në makinën e të dëmtuarit F.B., në një qendër tregtare. Sipas policisë, shuma e vjedhur është 17.5 milion lekë të reja dhe 50 mijë franga. Në kuadër të operacionit të koduar “Kombinacioni” janë vënë në pranga në qytetin e Fierit, shtetasit me inicialet D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” si dhe i shtetasit me inicialet G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit me inicialet F. B., dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy