Dyshime për blerje vote/ Rusta: Së shpejti pritet lirimi i Fredi Belerit, do të procedohet në gjendje të lirë (VIDEO)

Dyshime për blerje vote/ Rusta: Së shpejti pritet lirimi i Fredi Belerit, do të procedohet në gjendje të lirë (VIDEO)

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është arrestuar mbrëmë nga Policia kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, në dyshimet për shit-blerje votash.

Gazetari Arsen Rusta, ka bërë të ditur në MCN live, se procedimi është bërë nga prokurori Anton Pali.

Sipas burimeve, Rusta njofton se nga çasti në çast pritet lirimi i Belerit, për tu proceduar në gjendje të lirë.

Fredi Beleri, si njëri nga kandidatët e “Bashkë Fitojmë”, është ndaluar në ortë e para të mëngjesit të sotëm, duke u ndaluar nga Antiterrori, Prokuroria e Posaçme deri te Prokuroria e Policia e Vlorës.

MCN live ka mundur të mësoj se është një procedim i regjistruar nga prokurori Anton Pali në qytetin e Vlorës, ai ka miratuar veprimet e policisë për të ndërhyrë në kushtet e flagrancës me iniciativë të uniformave speciale të Policisë, kanë qenë agjentët e krimit ekonomik dhe forcat operacionale të Drejtorisë së Vlorës, që kanë bërë shoqërimin nga Himara drejt Policisë së Vlorës të Fredi Belerit së bashku me pesë persona të tjerë, mes tyre edhe shoqëruesin e tij me mbiemrin Pano Kokoveshi.

Edhe pse nuk ka një informacion zyrtar dhe Prokuroria thotë se jemi duke kryer veprimet, burime jozyrtare bëjnë të ditur se për të paktën Fredi Belerin, pritet që nga momenti në moment të prittë një lirim, pra një nxjerrje nga qelia për ta proceduar në gjendje te lirë.

Nga ana tjetër prokurori Anton Pali së bashku me prokurorinë e Vlorës janë duke vendosur nëse këtë procedim penal në kushte e flagrancës  të cilën ata e kane argumentuar me korrupsionin e shitblerjes se votës për të ndikuar te pjesëmarrësit në zgjedhje, ka diskutim nëse do ta sjellin në procedim në SPAK apo do ta mbajnë aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy