Gazetari Sokol Bregu foli në MCN Live mbi shpërthimin në një zyrë noteriale në Tiranë, tha se beson se bëhet fjalë për një çështje personale dhe jo një akt për të trembur komunitetin. Ai vë në dukje se shpërthimet me lëndë eksplozive janë të vështira për t’u hetuar sepse shkatërrojnë provat. Megjithatë Bregu beson se policia do të shfrytëzojë kamerat e shumta në vendngjarje për të gjetur autorin.
Shpresoj ta kapin nga kamerat. Lëndët eksplozive janë gjëja më e vështirë për t’u hetuar në gjithë botën, sepse shkatërrojnë të gjitha provat në vendngjarje. Duke qenë se është një zonë e gjitha e monitoruar, mund të arrijmë në pikën që ta gjejmë kush është autori. Çështje personale kuptohet. Mesazh, paralajmërim. Njeriu që e ka vendosur duhet të ketë pasur edhe dijeni si funksionojnë lëndët eksplozive. Ka qenë një sasi aq e vogël që s’ka shkaktuar dëme materiale në objektet ngjitur. Por edhe dëshmia e noteres ka qenë e thjeshtë, kam përshtypjen që diçka më tepër ajo. Mos harrojmë që noterët janë certifikuesit e fundit, janë ligj më vete, ka një gjë që është e pashmangshme akti noteriali, në momentin që kryhet nuk ka asnjë gjykatë që mund ta ndryshojë dot, edhe sikur ta gjejë në bazën e dyshimeve. Noteria është një formë që lë ndonjëherë pakënaqësi mes dy palëve. Besoj se është çështje personale dhe jo një akt për të trembur komunitetin. Deri më tani policia ka mundur t’a ndjekë deri në 8 km. Por kërkon një punë shumë voluminoze, shumë burime njerëzore. U duhen shumë ditë që të bllokojnë kamerat, për të arritur kush është personi në fjalë”.



