47-vjeçari abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren në Mat dhe e kërcënoi të mos tregojë

47-vjeçari abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren në Mat dhe e kërcënoi të mos tregojë

Urim Cenuka është 47-vjeçari i cili është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe.

E mitura e ka kallëzuar ngjarjen në polici së bashku me familjen ditën e djeshme ndërsa bëhet me dije se 47-vjeçari e ka kanosur të miturën për të mos treguar. Mësohet se familja e 12-vjeçares është në gjendje të vështirë ekonomike.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.’– shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy