Shkrihet SHÇBA/ Çuçi prezanton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (VIDEO)

Shkrihet SHÇBA/ Çuçi prezanton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (VIDEO)

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave do të shkrihet dhe do të quhet Agjenci e Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, foli për projektligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Do jetë një Agjenci Inteligjente për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të Agjencisë. Transformimin e Agjencisë drejt një modeli më demokratik dhe institucional. Sa i takon risive të projekt/ligjit, në radhë të parë është zgjeruar fusha e përgjegjësisë. Tashmë sot ajo që quhet SHÇBA dhe pas miratimit të ligjit do të quhet Agjenci në fushën e përgjegjësisë do të shtohen dhe subjekte të tjera si Garda e Republikës apo Shërbimi Zjarrfikës përveç Policisë së Shtetit që është deri më tani. Edhe ndryshimi i emrit ka kuptimin e vet.’- tha Çuçi.

Çuçi në fjalën e tij në Komision u shpreh se, “ky projektligj synon reformimin e shërbimit apo agjencisë siç do të quhet pasi të miratohet ky projektligj si një agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin dhe për të parandaluar veprimtarinë e paligjshme në radhët e subjekteve të agjencisë, duke e përafruar atë me agjenci të tjera homologe të vendeve anëtare të BE”.

Ky projektligj shtoi Çuçi gjithashtu synon, “forcimin të funksionimit të shërbimit apo Agjencisë në zbatim të parimeve të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Rritjes së kapaciteteve të shërbimit apo Agjencisë për një qasje pro aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit”.

Projektligji, sipas  Çuçit, synon edhe “parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin paraprak të veprimtarisë kriminale dhe korruptive në subjektet e shërbimit dhe përmirësimin e infrastrukturës teknologjike të shërbimit, për t’iu përgjigjur dinamikës dhe kërkesave gjithmonë në rritje”, tha Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy