Gjirokastër / Arrestohen dy persona, kapen me 58 kg marijuanë

Gjirokastër / Arrestohen dy persona, kapen me 58 kg marijuanë

Janë arrestuar dy gjirokastritë për trafikimin e 58 kg marijuan. Të arrestuarit janë, Petro Ngucaj dhe Celo Celo pas finalizimit të operacionit të koduar “VIROI” të ndërmarrë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës.

Dy gjirokastritët njëri 38 dhe tjetri 23 vjec, ishin duke qarkulluar me automjetin tip BMV me targa të huaja A23E505 teksa janë ndaluar nga patrulla e Policisë Rajonale, në hyrje të Parkut Natyror të Viroit, 2 km në veri të Gjirokastrës. Ngucaj ishte shoferi i mjetit, ndërsa Celo, pasagjer. Humbja e qetësisë së Ngucajt dhe Celos pas kërkesës së bërë nga policët për kontroll fizik të mjetit, ka shtuar më tepër dyshimet për prezencën e marijuanës në bordin e mjetit që qarkullonin të dy.

Sasia prej 58 kg marijuanë e thatë, është gjetur në bagazhin e mjetit dhe ishte e ndarë në 6 pako të mbështjella me ngjitëse plasmasi të tejdukshme. Pasagjeri Celo Celo, ka mohuar të ketë patur dijeni për sasinë narkotike në bagazhin e BMV ndërsa Ngucaj, tentoi të largohej por që u izolua menjëherë nga uniformat blu. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy