Një vajzë e re në Tiranë, e punësuar si dizajnuese për bizhi, ka rënë pre e abuzimit seksual nga punëdhënësi i saj i huaj.
Efektivët e komisariatit Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç.
Ndalimi i tij u bë pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.



