
Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar në postbllokun e ngritur në hyrje të qytetit. Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Rrapi, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mundur të largohet.
Pas tij, janë vënë në ndjekje patrullat e policisë me qëllim ndalimin e mjetit që iu arratis policisë. Për këtë, Policia e Sarandës ka shtuar forcat në terren dhe kontrollet në. Inspektime, burimet bëjnë të ditur se po kryhen edhe në zonën e bregdetit.
Njoftimi i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, shpallet në kërkim 29-vjeçari.
Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi në det për të fshehur provat.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në lagjen Nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det, të vendit ku gjendej pistoleta është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me një karikator me municion lufatrak.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”



