Qarkullonte me armë me silenciator, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Qarkullonte me armë me silenciator, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 27-vjeçar që mbante me vete armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë operacionit, në fshatin Shijon, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku kanë gjetur municion luftarak dhe një palë dylbi.

Arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, dylbitë dhe automjeti që drejtonte 27-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy