Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme duhet të vendoste nëse gjyqtarja Irena Gjoka do të kalonte për gjykim dosjen ndaj ish-Presidentit Meta.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për “MCN Live” se një kërkesë drejtuar trupës gjykuese nga pala mbrojtëse ndaj gjyqtares Saida Dollani, ka shtyrë seancën, nën argumentin se gjyqtarja ka gjykuar më parë një kërkesë të zotit Meta.
Seanca është shtyrë për në 14 nëntor, për të vendosur nëse do të pranohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares.



