Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Jorgucat, Bashkia Dropull. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka humbur jetën një person që ndodhej buzë rrugës.
Mësohet se viktima është një bari i fshatit, i cili ishte në afërsi të rrugës.
Burimet bëjnë me dije se një autoveturë ka tentuar të parakalojë një furgon ën aksin Jorgucat-Kakavijë, por në atë moment drejtuesi i autoveturës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke goditur bariun, i cili ndodhej gati 5 metra nga rruga.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH Dropull dhe të Policisë Rrugore për të hetuar shkaqet e aksidentit.



