Mijëra euro të falsifikuara dhe tritol në banesë, pranga 35-vjeçarit në Shkodër

Mijëra euro të falsifikuara dhe tritol në banesë, pranga 35-vjeçarit në Shkodër

Një person është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi u kap me mijëra euro të dyshuara të falsifikuara dhe tritol në banesë.

Burimet policore bëjnë me dije se si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”, ku arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", me të cilin po qarkullonte ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.600 euro dhe 710.000 lekë të rinj të dyshuar të falsifikuar, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.  

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy