Morën me forcë në automjet të miturin dhe e ngacmuan seksualisht, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Morën me forcë në automjet të miturin dhe e ngacmuan seksualisht, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy të rinj në Lezhë kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen se morën me forcë në automjet një të mitur dhe e ngacmuan seksualisht.

Drupal Ad

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Amarildo Gjoka, 19 vjeç, dhe Antonino Lleshi, 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga këta dy shtetas dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë.

Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë "Live" në rrjetin social "TikTok" dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar Amarildo Gjoka dhe Antonino Lleshi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, "Dëmtime të tjera me dashje", "Kanosja" dhe "Ngacmimi seksual".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy