Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar, të shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E.Sh., banues në Radhimë, Vlorë, i cili është autori i ngjarjes së ndodhur me 8 prill të këtij viti, ku në aksin rrugor Radhimë-Orikum është plagosur me armë zjarri shtetasi D.K.
Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.



