Procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit; A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.

L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta persona nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy