
Sa i takon aksionit policor në disa qytete të vendit, në Vlorë, nuk raportohet për persona të arrestuar nga aksioni në fjalë.
Korrespodenti i MCN nga Vlora, Edi Ruçi, thotë për ‘MCN live”, se ka patur urdhër arreste për ekzekutim por nuk janë konkretizuar dhe se policia ka dalur duarbosh.
Përsa i përket Vlorës në lidhje me aksionin e policisë nga SPAK konfirmohet se nuk ka persona të arrestuar. Mësohet se edhe në Vlorë ka patur urdhërarreste për ekzekutim por nuk janë konkretizuar. Policia e Vlorës dhe FNSH përgjatë mbrëmjes kanë kryer kontrolle në territor teksa pjesë e kontrolleve edhe dy banesa të ndodhura përgjatë rrugës Transballkanike. Në brendësi të banesave nga kontrollet nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Nuk dihet ende se kujt i përkasin sepse informacioni për momentin po mbahet i fshehtë. Dyshohet se në Vlorë aksioni mund të jetë edhe dekonspiruar ku personat të cilët kanë qenë pjesë e hetimeve, arrestimeve mund të jenë lajmëruar edhe më parë.
Mësohet se aksioni do të vazhdojë edhe në orët në vazhdim, në zonat e risk të lartë.



