Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë identifikuar një shtetas që mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij.
Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua një kontroll i papritur në banesën e shtetasit Vladimir Çela, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i Vladimir Çelës, 50 vjeç, banues në Karbunarë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



