Me doza droge gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Lushnjë

Me doza droge gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 25-vjeçar me iniciale Sh.Xh pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale i sekuestruan 205 gramë lëndë narkotike.

Njoftimi: Lushnjë/Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 205 gramë lëndë narkotike.

Në vijim të punës për zbatimin e masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Tempulli 2”, për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte bërë gati për shitje.

Po gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 205 gramë lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që ky shtetas e posedonte dhe e në momentin ndërhyrjes së Policisë e hodhi në territorin e jashtëm të banesës.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u bë arrestimi në flagrancë e shtetasit Sh. Xh., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy