I dyshuar për vjedhjen e katër banesave, kapet nga “Implikimi”

I dyshuar për vjedhjen e katër banesave, kapet nga “Implikimi”

Një person i dyshuar për vjedhjen e katër banesave, është vënë në prangat e policisë së Lezhës, gjatë operacionit të koduar “Implikimi”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i katër vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash kanabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy