Vrasja e britanikut, Hasani: Kriminelët s’kanë kombësi, shqiptarëve iu bëhet më shumë jehonë

Vrasja e britanikut, Hasani: Kriminelët s’kanë kombësi, shqiptarëve iu bëhet më shumë jehonë

Avokati Naim Hasani, për tre shqiptarët e dënuar për vrasje dhe shpërblimin prej 10 mijë paund nga autoritetet britanike, për këdo jep informacion për shqiptarët e akuzuar për vrasjen e një britaniku, e komenton me faktin se bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në gusht 2023.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se policia britanike nuk ka mundur akoma t’i vërë në pranga tre të dyshuarit kryesorë.

Tani i kanë nxjerrë në kërkim ndërkombëtar dhe ofron një shumë prej 10 mijë paund, për çdo informacion të sigurte.

Janë tre të rinj shqiptarë që dyshohet se kanë kryer një vepër të tillë. Shqiptarët etiketohen si kriminalë.

Nëse kryhet një krim nga një britanik, padyshim që bën jehonë, por nëse bëhet nga një shqiptarë, i bëhet jehonë shumë më shumë.

Kriminelët s’kanë kombësi, ata duhet të vihen para drejtësisë, nuk mund të themi që krimineli shqiptar është i rrezikshëm, dhe ai britanik më pak i rrezikshëm.  

Nëse janë të pafajshëm, drejtësia britanike nuk i merr më qafë.

Autoritetet në Britani kanë publikuar emrat dhe fotot e 3 shqiptarëve që janë në kërkim urgjent nga drejtësia angleze. Bëhet fjalë për Kevin Vucinin, Brigen Carrican ose Qarrican dhe Rrezon Cengun.

Tre shqiptarët janë shpallur në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu në Midlands të ndodhur më 10 gusht të vitit 2023, shkruajnë mediat vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy