Kapet sërish kokainë në kontejnerin për llogari të “Alba Exotic Fruit”

Kapet sërish kokainë në kontejnerin për llogari të “Alba Exotic Fruit”

Anti-droga shqiptare duket se i është “qepur” kontejnerëve në portin e Durrësit ku sërish kanë gjetur një sasi të konsiderueshme kokaine.

Është hera e katërt që në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit” gjenden sasi me kokainë.

foto galeri

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga task forca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi Barjon Gumeni, (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi Eduard Dauti.

Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe tre herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy