
Aksident me pasojë një person të plagosur rëndë është regjistruar në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Fusha e Sportit ", ku automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime 60-vjecari dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



