Tenton të fusë 36 mijë paund pa i deklaruar, vihet nën hetim një grua

Tenton të fusë 36 mijë paund pa i deklaruar, vihet nën hetim një grua

Një grua është vendosur nën hetim pasi tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paund, pa i deklaruar.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases L. B. (me shtetësi shqiptare dhe angleze), ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen L. B., 47 vjeçe. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy