Detaje nga krimi në familje në Krujë, zbardhet dëshmia e rojës: Mendova se ishin në momente intime!

Detaje nga krimi në familje në Krujë, zbardhet dëshmia e rojës: Mendova se ishin në momente intime!

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bubq të Krujës, ku burri vrau me thikë gruan e tij. Sipas burimeve nga policia, të afërmit e viktimës kanë hedhur dyshime që vrasja mund të ketë motive xhelozie. Ndërsa nuk është përjashtuar as një debat që kishte lindur mes çiftit për strehimin e prindërve të 45-vjeçares, Klarita Ismalaja.

Ajo i kishte kërkuar Artanit bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq. Kjo ka bërë që mes tyre të lindë edhe një konflikt. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi në aambientet e brendshme rrethuese të një fasonerie në fshatin Bubq. Artan Ismalaja e kishte masakruar me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet. Ndërkohë, policia ka marrë dëshminë e rojës, i cili është i vetmi person që ka parë veprimet e ciftit para ngjarjes. “Mendova se ishin në momente intime. Po afrohesha tu thosha që të largoheshin nga aty, por që kur shkova afër makinës pashë gjakun. Kam lajmëruar menjëherë policinë”, është shprehur roja në polici. Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy