Vrasje edhe në Lushnjë/ Ekzekutohet me armë zjarri 62-vjeçari, plagoset i biri (VIDEO)

Vrasje edhe në Lushnjë/ Ekzekutohet me armë zjarri 62-vjeçari, plagoset i biri (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e 2 qershorit në Lushnjë, ku si pasojë e nje konflikti me pronarin e lokalit është vrarë me armë zjarri shtetasi R. Q., 62 vjeç. I plagosur ka ngelur djali i tij K. Q., 31 vjeç.

Mësohet se si pasojë e një konflikti të çasti pronari i lokalit shtetasi, S. Sh., 57 vjeç, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka drejtuar nga 62-vjeçari, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa djali i tij ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

57-vjeçari, banues në fshatin Krutje e Sipërme, u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy