Një 27-vjeçar me inicialet H.F., është arrestuar sot në lidhje me aksidentin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku humbi jetën një 79-vjeçar.
“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. F., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje”.



