Gjykata e Lezhës la të lirë 8 tifozët e arrestuar të dielën për përplasjen fizikë të ndodhur në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas ndeshjes Vllaznia-Tirana.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pasi u dëgjuan palët, u vendos masa e sigurisë detyrim “paraqitje”.
Nga përplasja e dhunshme e pasdites së të shtunës mbetën të plagosur 5 tifozë.



