Mashtronte biznesmenët dhe u merrte para, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

Mashtronte biznesmenët dhe u merrte para, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

Gjykata Penale e Tiranës lë në burg Indrit Aliu, 39-vjeçarin e arrestuar pas denoncimit të një biznesmeni se e kishte mashtruar.

I akuzuari nuk ka pranuar të jap shpjegime para gjyqtares, ndërkohë avokatja ka mohuar akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokuroria.

Nga hetimet, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se shumat e parave që u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro.

Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, kryesisht persona që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.

Për të mashtruar këta persona ai përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institucione shtetërore, ndërsa përdorte edhe karta të dyshuara të falsifikuara apo të rreme për të bindur biznesmenët se punonte në institucione qeveritare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy