
Një 49-vjeçar tentoi të hidhej nga ura në lumin Buma për t’u vetëmbytur, por ngjarja u parandalua nga policia.
Shtetasi me inicialet V.N. vuante nga shëndeti mendor, dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik për të marrë asistencë mjekësore.
“Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për t’u vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë. Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna. Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49-vjeçari V. N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor”.



