E kërcënuan 34-vjeçarin për t'i marrë 200 mijë €/ Arrestohet 35-vjeçari, në kërkim i vëllai

E kërcënuan 34-vjeçarin për t'i marrë 200 mijë €/ Arrestohet 35-vjeçari, në kërkim i vëllai

Policia e Elbasanit ka njoftuar sot se si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy