Policia e Ragusa në Itali në bashkëpunim me Guardia Di Finanza të Comos, gjatë mbrëmjes së të hënës, kanë shkatërruar një bandë të trafikut ndërkombëtar të marijuanës, e cila vinte nga Shqipëria.
Gjatë hetimeve në kuadër të operacionit të koduar “Ballkan”, u arrestuan 61 persona, 37 prej tyre shqiptarë dhe 24 italianë.
Hetimet lidhur me këtë operacion kanë nisur qysh në vitin 2012, ndërsa u shtrinë në shumë qytetet të Italisë, ku vetëm në Catania u sekuestruan 1000 kilogramë marijuanë.



