
Komisariati i Policisë Maliq ka njoftuar arrestimin në flagrancë të shtetasit P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq.
Ndaj tij ka dyshime se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.
Policia po heton rastin ndërkohë që 71- vjeçari ka rënë në prangat e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



