I gjendet në banesë pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Fier

I gjendet në banesë pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Fier

Policia e Fierit njofton se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Poseduesi”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Hoxhallari, 44 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy