Pas ngjarjes së rëndë, familja Vllasiu në fshatin Mullaj ka hapur dyert e mortit. Teksa i drejtohej banesës së motrës së tij, daja i 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij thotë se autori ka qenë i dënuar më parë.
Apeli i tij është që shteti të vërë drejtësi për këtë ngjarje që ka tronditur vendin.
“Është nipi im. Autori ka qenë i dënuar më parë, ky është shtetit, çfarë t’i bëjmë ne tani. Kërkojmë drejtësi. Nuk di që të kenë patur ndonjë konflikt”, është shprehur daja i viktimës.



