Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat, janë kapur teksa lëviznin me automatikë poshtë xhupave që mbanin veshur, në zonën e Babrrusë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri automatik, tip “AK-47” dhe dy krehra.
Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.



