
Një tjetër dokument sekret i Antiterrorit është publikuar nga hakerat, nga emaili zyrtar të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Bëhet fjalë për një atantat ndaj kreut të Partisë Demokratike në vitin 2017, Lulzim Basha . Ndërkohë që janë publikuar dhe emrat e personavave që do të ishin atentatoret.
Ky informacion është dhënë më herët në një nga televizionet e vendit nga ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Një ndër të dyshuarit, Afrim Morina nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, ishte i përfshirë në veprimtari antiligjore trafik droge dhe njihet si një person, i cili ishte i gatshëm të bënte gjithçka për para.
Arben Ymeri, nga Prishtina është praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri, njihej seperson me rrezikshmëri të lartë dhe ishte është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë.
I dyshuari tjetër, Fatmir Gurgurovci, dyshohet se është përfshirë në atentatin e vitit 2010 ndaj Alfred Mustakës nga Durrësi, për shkak të konkurrencës lidhur me lojërat e fatit në Ferizaj, Kosovë.
Nga të dhënat e administruara nga policia gjyqësore, rezultoi se nga organet ligj zbatuese u siguruan informacione se 3 shtetasit, kanë dijeni apo lidhen me dyshime për planifikimin e një atentati ndaj Bashës, me qëllim destabilizimin e vendit.
Prokuroria ka administruar përgjimet e telekomunikacioneve edhe përgjigjet nga Interpoli. Në fund të 2019 nga kqyrjet e telefonit të Arben Ymerit, i pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë i zbulohen 29 numra telefoni. Më 2019, ai rezulton të ketë komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli.
Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe
Nga këqyrjet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.
Nga të gjitha veprimet hetimore të kryera për ketë procedim, nuk janë gjetur prova dhe fakte që të vërtetojnë lidhjet midis personave të dyshuar, si dhe të kenë kryer veprime të cilat mund te realizonin kryerjen e këtyre veprave penale.
Nga hetimet ka rezultuar se personat e dyshuar nuk kanë lidhje me objektin e hetimit, ata nuk kanë qenë në Shqipëri në kohën që kanë filluar hetimet, gjithashtu duhet theksuar se kanë qenë shumë kohë më përpara dhe shumë kohë më pas këtyre hetimeve. Nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave për të kryer veprat e tilla penale. Po kështu edhe nga ndjekja e mëtejshme e hetimeve nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.
Nga tërësia e të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin Nr.147/2017, nuk është siguruar asnjë e dhënë apo provë për kryerjen e ndonjë vepre penale nga personat e dyshuar, ndërsa është përcjellë edhe kërkesa për pushimin e hetimeve.



