
Ambasada britanike në Shqipëri do të zhvillojë aktivitete në Tiranë në nder të Mbretëreshës Elizabet, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme më 8 shtator.
Sipas njoftimit të Ambasadës Britanike aktivitetet do të zhvillohen nga sot 9 shtator deri në 15 shtator.
Aktivitete do të zhvillohen në ambientet e ambasadës Britanike në Tiranë në rrugën ‘Skënderbej’.
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u shua në moshën 96-vjeçare.



