U kap duke vaditur kanabisin, arrestohet 34-vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori

U kap duke vaditur kanabisin, arrestohet 34-vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori

Një 34-vjeçar me iniciale E. M., është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Kreshpan në Fier.

Bëhet me dije se në kërkim është shpallur dhe kushëriri i 34-vjeçarit i cili rezulton si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Fier / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshpan 2”.

U kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim kushëriri i tij.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kreshpan 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 33 vjeç, të dy banues në Kreshpan (të afërm të njëri-tjetrit), për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i këtij operacioni, shtetasi E. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vaditur bimët narkotike, të kultivuara në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kreshpan. Nga hetimet rezulton se bashkëpunëtor i tij në këtë veprimtari kriminale është shtetasi B. M., i cili u shpall në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy