Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Greqi, në kërkim ish-bashkëshorti

Vritet me thikë 40-vjeçarja shqiptare në Greqi, në kërkim ish-bashkëshorti

Një 40-vjeçare shqiptare gjetur e vrarë me thikë në Athinë. 40-vjeçarja Enkelejda Danaj është gjetur në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën është vrarë.

Grupi hetimor deri më tani ka përjashtuar pistën e vrasjes për grabitje, pasi 40-vjeçares shqiptare i është gjetur çanta e paprekur me sendet personale, portofoli dhe celulari.

Mediat greke shkruajnë se autor i vrasjes dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj. Sipas mediave vendase pas vrasjes fshihet një histori dhune në familje, pasi 40-vjeçarja kishte denoncuar 3 herë më parë dhunën nga bashkëshorti.

Krimi në Menidi: 40-vjeçari-1 kishte denoncuar dhunë në familje

Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.

Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.

Mediat greke theksojnë se kishte një urdhër gjykate që e ndalonte Eduard Danaj të jetonte në një shtëpi me bashkëshorten, por ajo e kishte lejuar vetë që në vitin 2018.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), ndërsa të premten e 17 majit kishte një seancë dëgjimore në gjyq.

Burri i saj po shqiptar Eduart Danaj është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa mësohet se çifti ishte në proces divorci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy