Një 24-vjeçar u arrestua nga Sektori i Korrupsionit në Policinë e Tiranës, pasi i ofroi 20 mijë lekë të vjetra një polici rrugor, që ai të mos ia bllokonte makinën, pasi po e drejtonte në gjendje të dehur. Policia ka publikuar pamjet e arrestimit në flagrancë.



