Armë dhe lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Elbasan

Armë dhe lëndë narkotike/ Arrestohen dy persona në Elbasan

Policia e Elbasanit ka njoftuar sot arrestimin e Edison dhe Ardian Kaçanikut. Në kuadër të operacionit ‘Kalaja’ dhe hetimit 1-vjeçar, policia ka vënë në pranga dy personat të cilët lëviznin në qytet me armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e Ardian Kaçanikut, është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using”, dhe 24 tableta të dyshuar metadon.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.

Dy personat e arrestuar, akuzohen për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Vihen në pranga dy shtetas.

Në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”. Si rezultat i këtij operacionit u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using”, dhe 24 tableta të dyshuar metadon.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy