
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Viola Canaj.
KPK njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 21 nëntor për subjektin e rivlerësimit Viola Canaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.
Viola Canaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.



