Këmbësori 72-vjeçar përplaset për vdekje nga motoçikleta në Bilisht

Këmbësori 72-vjeçar përplaset për vdekje nga motoçikleta në Bilisht

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur sot në aksin rrugor Bilisht-Miras.

Një 43-vjeçar banues në fshatin Ponçarë, ishte duke drejtuar një motoçikletë kur ka përplasur për vdekje një këmbësor, T.Spaho, 72 vjeç.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe drejtuesi i motorrit Saimir Hoxha, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 29.02.2020, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë, shtetasi S. H., rreth 43 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e  Bilishtit për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy