
Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit.
Arrestimi i shtetasit me inicialet A. L., u bë pasi u kap në afërsi të fshatit Peshkëpi, duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Tashmë çështja po hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



