
Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetim të thelluar 7 ish gjyqtarët e kupolës së drejtësisë, si Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Bëhet fjalë për 5 ish gjyqtarë te Gjykatës së Lartë:
Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Dhe dy ish gjyqtarët te Kushtetueses:
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Ky vendim erdhi vetëm pas ditë pasi SPAK me kërkesë të prokurores, Doloreza Musabelliu, kërkoi pushimin e hetimeve për gjyqtarët.
Mbi ta rëndon akuza e evazionit fiskal dhe fshehjes/ mosdeklarimit të pasurisë.
7 ish-gjyqtarët, janë dorëhequr dhe shkarkuar nga vetingu në drejtësi. Ata u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për të njëjtat akuza që edhe do hetohen.



