Zaptuan hapësirën publike në Kavajë, procedohen dy persona në Kavajë

Zaptuan hapësirën publike në Kavajë, procedohen dy persona në Kavajë

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë në Kavajë pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlogë dhe çadra të vendosura pa leje.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se dy administratorët e subjekteve janë M.G 60-vjeç dhe B.T 59-vjeç.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë arrestuar dy persona për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se në pranga ka rënë D.D 24-vjeç dhe R.D 34-vjeç.

Gjatë kontrollit, dy të rinjve iu gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një peshore elektronike.

Në pranga ka rënë edhe një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet V.Xh  i cili akuzohet se ka vjedhur 4 aparate celulare.

Gjithashtu një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Ll është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është përfshirë në një aksident ku ka shkaktuar dëme materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy