Efektivi plagoset në Korçë, kamarieri i dyshuar për drogë përplas makinën e policisë, në kërkim pronari i lokalit

Efektivi plagoset në Korçë, kamarieri i dyshuar për drogë përplas makinën e policisë, në kërkim pronari i lokalit

Një operacion i Policisë së Korçës është shoqëruar me një aksident rrugor gjatë ndjekjes së një të dyshuari për shpërndarje droge, ku u përfshinë dy efektivë policie dhe njëri prej tyre mbeti i lënduar, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas burimeve, Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion gjatë të cilit efektivët kanë konstatuar një person që kishte blerë një sasi lënde narkotike nga i arrestuari Vangjush Dushku. 

 

Gjatë ndjekjes së këtij personi, patrulla policore është përfshirë në një aksident rrugor, duke u përplasur me automjetin e të dyshuarit. Ky i fundit është arrestuar nga policia.

 

Ndërkohë, një tjetër grup efektivësh është drejtuar drejt lokalit ku Vangjush Dushku punonte si kamarier, ku gjatë kontrollit janë gjetur doza lënde narkotike si mbi personin e tij, ashtu edhe në ambientet e lokalit. 

 

Nga ana tjetër, pronari i lokalit në fshatin Lumalas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet i përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike.

 

Policia vijon hetimet dhe veprimet procedurale lidhur me rastin. Ndërkohë, efektivi i lënduar ndodhet në Spitalin e Tiranës dhe sipas informacioneve paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy