Sekuestrohen mbi 127 mijë euro të padeklaruara, nën hetim dy rumunë e një shqiptar

Sekuestrohen mbi 127 mijë euro të padeklaruara, nën hetim dy rumunë e një shqiptar

Tri raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi, janë goditur nga Polica e Shtetit, duke sekuestruar shumën prej 127.500 euro dhe dy radio si ato të policisë.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat hetimore vendore, në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan.

Në Morinë sekuestruan 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani;

Në Muriqan u sekuestruan 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë u sekuestruan 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy