
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka ndaluar dy shtetas për dhunë dhe përndjekje ndaj dy ish të dashurave të tyre në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin B. D., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj-ish të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj-ish të fejuarës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.



